Lajme
Festë e kthyer në tragjedi, shpërthim në një qendër skish në Zvicër, raportohen viktima
Shpërthim fatal gjatë festimeve të Vitit të Ri në Zvicër
Një shpërthim i rëndë ka ndodhur në orët e para të nisjes së vitit 2026 në Zvicër, në një zonë ku po zhvilloheshin festimet e Vitit të Ri. Ngjarja tragjike është shënuar në një bar të vendosur brenda një qendre për ski, transmeton albinfo.ch.
Sipas policisë, disa persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit, i cili më pas ka shkaktuar edhe zjarr. Përveç viktimave, raportohet edhe për persona të plagosur, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër të saktë të tyre.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:30 në një bar të quajtur “Le Constellation”. Shkaqet e incidentit mbeten ende të panjohura.
Crans-Montana është një qytet luksoz dhe i njohur si resort skish, i vendosur në zemër të Alpeve Zvicerane, rreth dy orë larg kryeqytetit Bernë. Zona frekuentohet nga mijëra turistë, veçanërisht gjatë festave të fundvitit.
Autoritetet zvicerane kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Lisjeta Thaqi, e para në botë në konkurrencën e femrave në paragllajd Nën drejtimin e Federatës Aeronautike të Kosovës, ky rezultat dëshmon se Kosova tashmë është një forcë... -
Turizmi i Kosovës do të promovohet në panairin “ITB Berlin 2026” në Gjermani -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Gjermani
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach
Jeta në Zvicër
-
Tregu i aksioneve zvicerane pëson rënie për shkak të përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme Lufta në Lindjen e Mesme po çon në humbje në bursat kryesore të botës në fillim... -
Trenat zviceranë janë ende kampionë të saktësisë -
Ekonomistët parashikojnë që normat zero të interesit zvicerane do të mbeten për “vite” -
Çfarë është taksa e transmetimit në Zvicër? -
Zvicra “thellësisht e alarmuar” për situatën në Lindjen e Mesme













