E-Diaspora

FIFA, dritë jeshile për Bashën, Abrashin e Mehmetin

Formacioni i përfaqësueses së Shqipërisë mund të ndryshojë në ndeshjen me Slloveninë, pasi që FIFA ka lejuar paraqitjen e Bashës, Abrashit e Mehmetit

Kombëtarja e Shqipërisë  ka marr përforcim të veçantë pak orë para fillimit të ndeshjes me Slloveninë, kur FIFA ka aprovuar kalimin e tre futbollistëve shqiptar që më herët kanë luajtur për përfaqësuese të ndryshme, të luajnë për kombëtaren shqiptare.

FIFA nëpërmjet një faksi që ka dërguar në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka lajmëruar se Vullnet Basha, Amir Abrashi dhe Agon Mehmeti do të mund të paraqiten për kombëtaren shqiptar, transmeton sport1.

Basha e Gashi më herët kanë luajtur vetëm grupmoshat e reja të Zvicrës, ndërsa Mehmeti ka qenë pjesë e U-19 dhe dhe U-21 të Suedisë.

Dy mesfushorët, Basha (Sion) e Abrashi (Grasshopper) pritet të përfitojnë rastin nëse jo titullar së paku gjatë lojës, kurse Mehmeti (Palermo i huazuar te Olhanense në Portugali) është një kualitet shtesë për repartin sulmues.

Në pritje te FIFA janë dosjet e Shkelzen Gashit (Grasshopper) dhe Loret Sadikut (Helsingborg).

Më herët një leje të tillë e kishte marr edhe Migjen Basha, i cili kishte pritur gati dy vite për një lajm pozitiv