E-Diaspora
FIFA: Migjen Basha do të luaj për Shqipërinë
FIFA i dha dritën jeshile Migjen Bashës për të veshur fanellën e kombëtares së Shqipërisë
Basha mund të luaj që nga ndeshja e radhës, ajo mes Norvegjisë dhe Shqipërisë në Oslo e vlefshme për eliminatorët e Kupës së Botës Brazil 2014.
Miratimi i FIFA-s mbërriti pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit dhe vetë futbollistit Basha, që aktualisht luan në Serinë A për skuadrën e Torinos.
Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s mundëson grumbullimin e tij që këtë të premte, një mundësi më shumë taktike në mesfushë për trajnerin e kombëtares, Giani De Biasi, raportojnë mediat e Tiranës.
Migjen Basha ka lindur në Zvicër më 9 qershor 1987 nga dy prindër shqiptarë nga Suhareka e Kosovës. Karrierën e tij në futbollin profesionist e nisi me Luisanën në vitin 2004-2005. Në 2006 kaloi tek Lucchese. Një vit më vonë tek Viareggio, më pas në 2008 deri në 2010 tek Rimini dhe Frosinone. 2010-2012 kaloi tek Atalanta, skuadër që e huazoi tek Torino.
Po në të njëjtin vit, skuadra torineze blen kartonin e tij. Sa i përket ndeshjeve me kombëtare Basha ka luajtur në ekipet e moshave për Zvicrën, shtatë ndeshje me U19 dhe një ndeshje me U21.
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër











