E-Diaspora
Fillon gjykimi i pesë shqiptarëve që shisnin “Adidas”, “Armani” apo “Gucci” me gramë
Kështu pra, për “Adidas” ka qenë kodi për pesë gramë kokainë, “Gucci” për 100 gramë. Që nga e mërkura, anëtarët e grupit të dyshuar (21 deri 39-vjeçarë) do të duhet të përgjigjen para Gjykatës gjermane në Köln
Kur autorët i përmendnin brendet “Adidas”, “Armani” apo “Gucci”, nuk bëhej fjalë për llojin e rrobeve. Llojin e firmave të njohura e kanë përdorur si shifër për shitjen e sasive të ndryshme të kokainës, akuzohet një grup trafikantësh të lëndëve narkotike që e kanë zbatuar nga kafeneja në Nippes, në rrugën “Liebigstr.”.
Kështu pra, për “Adidas” ka qenë kodi për pesë gramë kokainë, “Gucci” për 100 gramë. Që nga e mërkura, anëtarët e grupit të dyshuar (21 deri 39-vjeçarë) do të duhet të përgjigjen para Gjykatës gjermane në Köln. Pesë shqiptarët dhe një italian, Prokuroria i ngarkon se nga shtatori 2016 e deri në qershor 2017 kanë shitur dhjetëra kilogramë kokainë, si dhe qindra kilogramë marihuanë, përcjell albinfo.ch.
Sipas aktakuzës, grupi ka përdorur një sistem të sofistikuar logjistik: Në të dy të ashtuquajturat bunker banesa në rrugët “Florastr” dhe “Geldenstrasse”, grupi i ka përgatitur lëndët narkotike të importuara nga Holanda dhe Shqipëria.
Më në fund, grupi u zbulua më 29 qershor të vitit të kaluar, kur hetuesit e fshehtë kanë porositur një sasi prej 15 kilogramësh për një çmim prej 427.500 eurosh.
Në një nga pushimoret e një autostrade, policia e arrestoi shefin e bandës dhe dorën e djathtë të tij. Gjatë kontrollit të banesës, policia ka hasur edhe në sasi të tjera të lëndëve narkotike, si dhe municion e armë.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë











