Lajme
Filmi kosovar shpërblehet në festivalin “Sundance”në SHBA
Filmi kosovar i regjisores Blerta Zeqiri, i cili u përzgjodh për të marrë pjesë në Festivalin e Filmit “Sundance”, është shpërblyer me çmimin Jury Prize in Short Film, International Fiction.
Filmi “The Return” (Kthimi), i regjisores Blerta Zeqiri, i shkruar nga Shefqet Gjocaj, flet për kthimin në shtëpi të një burri nga një burg serb, ardhje e cila komplikohet me betejën e tij për të vazhduar jetën aty ku e ka lënë me bashkëshorten dhe të birin e tij.
“Ne erdhëm në Kosovë, dhe siç e dini, jemi një vend i shkatërruar nga lufta. Jemi shteti më i ri në botë dhe sonte u bëmë shtet vërtet i pavarur dhe i pambikëqyrur, andaj ky çmim ka shumë rëndësi”, theksoi Gjocaj, i cili po qëndronte pranë regjisores.
Filmi i Blerta Zeqirit, i prodhuar nga “Prishtina Film”, është filmi i parë kosovar, por edhe shqiptar, që merr pjesë në programin zyrtar të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA, “Sundance”.
Por, kjo nuk është hera e parë që Zeqiri paraqitet në skenat botërore të filmit, pasi që filmat e saj kanë marrë pjesë në mbi 40 festivale ndërkombëtare të filmit, ku edhe janë shpërblyer shumë herë. /albinfo&zëri/
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











