Lajme
Filmi shqiptar “The Van” në dhjetëshen më të mirë për trofeun “Oscar”
Duket sikur kohët e fundit suksesi i artit shqiptar dhe mbi të gjitha ai i kinematografisë nuk po ndalet. “The Van” (Furgoni) është titulli i produksionit me metrazh të shkurtër nga regjisori i ri Erenik Beqiri, i cili pas suksesit që pati në kompeticionin zyrtar të festivalin e Kanës, surprizon me faktin që selektorët e “Oscars” e kanë përfshirë këtë film në listën e shkurtës prej 10 nga filmat më të mirë.
Produksioni mbanë firmën e regjisorit Erenik Beqiri, producentë Ermir Keta, Amantia Peza, Olivier Berlemont dhe aktorët në këtë film janë Arben Bajraktaraj, Afrim Muçaj, aktori francez Phenix Brossard, Lulzim Zeqja, Romir Zalla.
Më datë 15 mars pritet që kjo listë të përgjysmohet dhe nga ku do të dalin vetëm filmat të cilët zyrtarisht do të garojnë me njëri-tjetrin për trofeun dhe statujën “Oscar”. Aktualisht lista e ngushtë është e përbërë nga filmat “Bitu”, “Da Yie”, “Feeling Through”, “The Human Voice”, “The Kicksled Choir”, “The Letter Room”, “The Present”, “Two Distant Strangers” dhe “White Eye”, transmeton atsh përcjell Albinfo.ch.
Shqipëria çdo vit përfaqësohet në këtë kompeticion zyrtarisht nga Qendra Kinematografike Shqiptare me prodhimin më të mirë të vitit, mirëpo asnjëherë nuk ka shkuar kaq afër sa të bëhet edhe pjesë e nominimeve.
I gjithë komuniteti i artistëve në Shqipëri është entuziastë për këtë rast të veçantë ku arti shqiptar kohët e fundit po shihet me një tjetër sy dhe dashamirësi nga kritika dhe profesionistët e artit botëror. Ata shpresojnë që këtë vit të paktën arti shqiptar të ketë mundësi të sjelli në vendin tonë një statujë “Oscar”.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













