Shkurt.ch
FIMM kundër ndalimit të pishinave për azilkërkuesit
Ndalimi i pishinave për azilkërkuesit është “masë frikësuese” për azilkërkuesit, thotë FIMM
Forumi për Integrimin e Migrantëve – FIMM, në Zvicër, në një reagim adresuar medieve ka shprehur shqetësimin me vendimin e autoriteteve në Bremgarten, të cilat në konsultim me Zyrën Federale për Migracion (BFM) kanë vendosur të kufizojnë lëvizjen e azilkërkuesve në zona të caktuara të qytetit.
Ky ndalim, për të cilin nuk ka bazë ligjore, është aplikuar si masë “parandaluese” për mbrojtjen e popullsisë në Bremgarten.
FIMM në Zvicër kujton autoritetet në Bremgarten si dhe BFM, se azilkërkuesit janë njerëz që kanë ikur nga vendet e tyre për shkak se jeta e tyre ka qenë në rrezik. Këta njerëz nuk janë kërcënim, por kanë nevojë për mbrojtje dhe asistencë.
Kufizimi i lëvizjes për të gjithë banorët e qendrës së refugjatëve në Bremgarten është shkelje e traditës humanitare të Zvicrës. FIMM thotë se është i nevojshëm një debat objektiv mbi sistemin e azilit në Zvicër dhe i bën thirrje Zyrës Federale për Migracion (BFM) që të punojë kundër nxitjes së frikës.
Qyteti Bremgarten ka një popullsi prej rreth 6500 banorësh. Qendra e saj e re e imigracionit mund të strehojë deri në 150 njerëz, por tani për tani atje janë vetëm disa dhjetra. Ata lejohen të largohen nga qendra nga ora 9 deri në orën 17 çdo ditë.
Ndryshe më pak se 50 mijë njerëz kërkojnë aktualisht strehim në Zvicër.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar












