Lajme
Firma greke “Aktor” fiton tenderin për ndërtimin e tunelit Tiranë – Elbasan
Kostoja totale e këtij projekti është 407 milion dollarë dhe bën të mundur që këto dy qytete të shndërrohen pothuajse në një treg të vetëm.
Agjencia e Prokurimeve Publike ka shpallur zyrtarisht fituesin e tenderit për ndërtimin e tunelit të autostradës Tiranë – Elbasan, e cila është kompania greke “Aktor”. Për këtë vepër infrastrukturore me gjatësi 4 kilometra, Ministria e Transporteve kishte vendosur në dispozicion 15.5 miliardë lekë, kurse “Aktor” ofroi 8.3 miliardë lekë ose 40 % më lirë.
Në tenderin për ndërtimin e kësaj vepre inxhinierike paraqitën interes 26 kompani. Në fazën e dytë u përzgjodhën 13 firma që përmbushën të gjitha kërkesat dhe detyrimet e dokumentacionit ligjor të prokurimit, ndërsa 7 prej tyre paraqitën oferta ekonomike.
Kompania fituese, “Aktor” është themeluar në vitin 1950 dhe është një ndër firmat më të njohura në Europë me një xhiro vjetore 2.7 miliardë euro. Ajo ka të punësuar rreth 10 mije punonjës dhe është e shtrirë në shumë vende të botës.
Ndërkohë, për financimin e një segmenti të kësaj rruge, qeveria e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Islamike për Zhvillim, e cila do të jap një kredi me vlerë 220 milion euro, ndërsa pjesa tjetër do të financohet nga buxheti i shtetit.
“Kjo vepër shndërron distancën midis Tiranës dhe Elbasanit në një distancë më të shkurtër se Tiranë-Fushë Krujë dhe bën që këto dy qytete të shndërrohen pothuaj në një treg të vetëm. Kostoja totale e projektit është rreth 407 milion dollarë”, u shpreh pak kohë më parë Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan do të përfundojë gjashtëmujorin e parë të vitit 2013 dhe pritet të shkurtoj kohën midis Tiranës dhe Elbasanit nga 75 minuta që është aktualisht në 20 minuta.
Liridon Cecja
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












