Flamujt shqiptarë për kombëtaren zvicerane
Të vetmit flamuj, përveç atyre të Zvicrës me kryqin e bardhë, aty kishin vend edhe flamujt shqiptarë, kuq e zi, me shqiponjë
Se ndeshja e përfaqësueses zvicerane kundër asaj bjelloruse, e fituar 3:0 mbrëmë në kuadrin e Kampionatit Evropian të futbollit U21 ishte edhe në shenjë të shqiptarëve, nuk ka asnjë dilemë. Këtë e kanë vënë re të gjithë ata që kanë shikuar tribunat, pjesën e fansëve zviceranë.
Të vetmit flamuj, përveç atyre të Zvicrës me kryqin e bardhë, në atë pjesë të stadiumit kishin vend edhe flamujt shqiptarë, kuq e zi, me shqiponjë.
Kjo u ka rënë në sy edhe reporterëve të portalit zviceran 20Minuten.ch, të cilët e kanë komentuar këtë si një shenjë mbështetje për Shaqirin e Mehmedin me shokë.
Janë gjithsej pesë futbollistë shqiptarë që luajnë për kombëtaren zvicerane U21: Shaqiri, Mehmedi, Xhaka, Abrashi dhe Kasami. Së paku tre të parët, janë ndoshta më meritorët për mbërritjen e Zvicrës në gjysmëfinale.
Po kaq, pesë futbollistë shqiptarë, janë aktualisht edhe në skuadrën A të përfaqësueses zvicerane. tre prej tyre luajnë njëkohësisht edhe në U21: Shaqiri, Mehmedi e Xhaka, plus dy veteranët: Behrami e Xhemajli.
E-Diaspora
-
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani Shembull integrimi dhe udhëheqjeje, suksesi i kryetarit shqiptar në Gjermani... -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026










