E-Diaspora
Flamurin më të madh shqiptar në Zvicër e ka vendosur Vlora Gashi
"Ne kemi dashur të tregonim se sa krenarë ndjehemi me fitoren e skuadrës sonë ndaj Rumanisë», ka thënë Vlora Gashi. Ajo e ka postuar po ashtu këtë fotografi në facebook dhe në grupin «Du bisch en Albaner, wenn…» (Ti je shqiptar, nëse…)
Shfaqja e gëzimit dhe krenarisë të cilat Kombëtarja ua ka dhuruar të gjithë shqiptarëve por merr trajta nga më të ndryshmet jo vetëm në vendin ku është zhvilluar ndeshja. Pamje të shprehjes në mënyrë kreative të këtij gëzimi shihen ngado. Njëra që dallon nga të tjerat, që paraqet një flamur gjigant shqiptar mund të shihet në murin ballor të shtëpisë së Vlora Gashit, 22 vjeçare nga qyteti i vogël i kantonit Thurgau të Zvicrës, Kreuzlingen.
«Në Kreuzlingen është vendosur flamuri sigurisht më i madh shqiptar në Zvicër» ka shkruar për 20minuten.ch reporteri lexues Bujar Emini, transmeton albinfo.ch.
«Ne kemi dashur të tregonim se sa krenarë ndjehemi me fitoren e skuadrës sonë ndaj Rumanisë», ka thënë Vlora Gashi. Ajo e ka postuar po ashtu këtë fotografi në facebook dhe në grupin «Du bisch en Albaner, wenn…» (Ti je shqiptar, nëse…). Reagimet janë shumë pozitive.
Flamurin nuk e ka blerë në mënyrë të veçantë për Evropianin por para sa kohësh për Shoqërinë e Vallëzimit ku vepron Vlora dhe familja e saj, përcjell albinfo.ch.
Fakti se flamuri i Zvicrës duket shumë më i vogël në krahasim me atë shqiptar nuk do të thotë se zemra e saj rrah më pak për Zvicrën. «Thjesht, nuk kishim më të madh», thotë ajo duke qeshur.
Ajo thotë se tashmë e ka hequr flamurin nga muri ndërsa do ta vendose sërish në rast se Kombëtarja kualifikohet për garat e mëtejme.
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 Lojërat Olimpike Dimërore 2026 u mbyllën me emocione të forta dhe rivalitet të lartë mes vendeve... -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore















