FMN-ja zhbllokon 150 milionë euro për Kosovën?
Milionat e humbur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet të kthehen gjatë këtij viti. Së paku kështu beson Qeveria e Kosovës, shkruan gazeta Express. Saktësisht, performanca buxhetore e periudhës nëntëmujore e këtij viti mund të mundësojë kthimin e një pjese prej 150 milionëve të ngrira muaj më parë.
Në Ministrinë e Financave thonë se janë bërë përgatitjet, me të cilat Qeveria do të mbrohet për performancën financiare para stafit të FMN-së. Pas ndërprerjes së marrëveshjes 18 mujore “stand-by” me Qeverinë e Kosovës, delegacioni i këtij fondi pritet të vijë në Kosovë në fillim të muajit shtator.
Por, vizitat e këtij delegacioni nuk do të mbeten me kaq. Muaji nëntor do ta sjellë sërish një staf të këtij institucioni financiar, ku pritet të diskutohet për të arriturat e objektivave të marrëveshjes “monitor nga stafi”.
“Thënë këtë gjatë vizitës brenda muajit nëntor, kur do të bëhet vlerësimi për pjesën e parë të marrëveshjes, gjegjësisht për të arriturat deri më 30 shtator 2011, ku ne si Qeveri presim që të marrim një vlerësim pozitiv nga ana e FMN-së, gjë që do të mundësonte lirimin e një pjese të ndihmës direkte buxhetore të premtuar për këtë viti”, thotë zyrtarja për informim në Ministrinë e Financave, Fatime Lumi.
Ajo tregon se gjatë dy takimeve monitoruese me ministritë e linjës dhe stafin lokal të FMN-së është vlerësuar që deri tashti veprimet e ndërmarra nga Qeveria kanë qenë në linjë me të gjitha sugjerimet e FMN-së dhe besojmë se objektivat e fundvitit të caktuara me marrëveshje do të arrihen plotësisht.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë








