Lajme
FMN ndihmon Shqipërinë me 1 miliard dollarë
Mbështetja financiare do të jetë në termat e një kredie të butë që do të luhatet në interesat 2-3 për qind, ndërsa për 5 vitet e para nuk do të paguhet asnjë pjesë
Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë pranuar që ta mbështesin Qeverisë Shqiptare me një shumë prej 1 miliardë dollarë për një periudhë trevjeçare. Marrëveshja është arritur një ditë më parë, ndërsa vetëm në vitin 2014 parashikohen të jepen 350 milionë.
Me këtë rast FMN i jep një shans Qeverisë “Rama” për rimëkëmbjen ekonomike.
Mbështetja financiare do të jetë në termat e një kredie të butë që do të luhatet në interesat 2-3 për qind dhe për 5 vitet e para nuk do të paguhet asnjë pjesë e shumës. Shlyerja e borxhit do të jetë afatgjatë dhe pritet të fiksohet për 10 vjet, raportojnë mediiet në Tiranë.
Sipas kreu të delegacionit të FMN-së në Tiranë, Nadeem Ilahi, kjo marrëveshje do të miratohet në janar të vitit 2014 nga bordi i FMN-së në Uashington.
Ndërkohë Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, në një prononcim për gazetën “Shekulli” tha se qeveria pret të financohet edhe nga Banka Botërore dhe Komisioni Evropian, të cilët do të japin një mbështetje financiare në masat përkatësisht 400-420 milionë dollarë dhe 140 milionë dollarë.
Në total shuma e siguruar nga qeveria pritet të shkojë rreth 1 miliardë dollarë amerikan.
“Fillimisht doja të sqaroja që kjo marrëveshje do të finalizohet kur ajo të miratohet nga bordi i FMN në fillim të vitit 2014. FMN do t’i ofrojë mbështetje Shqipërisë. Programi është hartuar që të ofrojë një mbështetje të fuqishme për ringjalljen ekonomike”, tha Ilahi.
Kjo mbështetje, sipas tij, do të ofrohet për të ulur pikat e dobëta për sa i përket borxhit, rritjes ekonomike, duke paguar detyrimet e prapambetura ndaj biznesit. “Është vendosur që të ecet me rrugën e një korrektimi fiskal të moderuar gjatë një periudhe afatmesme”, deklaroi ai.
Ministria e Financave, Shkëlqim Cani theksoi se ekonomia është duke operuar nën potencialin e vet dhe se nxitja e saj nëpërmjet borxhit publik është e padëshirueshme duke parë se Shqipëria ka një borxh publik të lartë.
“Në dy javët e fundit në bisedime me FMN për artikullin 4 dhe për mundësinë e një program të ri me Fondin. I falënderoj për bisedat konstruktive dhe ndihmën e dhënë. Plan afatmesëm që mundëson rritjen ekonomike dhe vënien në kontroll të financave publike”, tha ai.
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër do të paguani taksat më të ulëta në vitin 2026? Askush nuk i pëlqen të flasë për taksat - dhe aq më pak t'i paguajë ato.... -
Mund të bëhet më shumë për të parandaluar varësinë në Zvicër, thotë OJQ kundër varësisë -
30 km/orë në rrugët kryesore të Baselbieter, e arritshme vetëm me votën komunale -
Kosovari që sulmoi hebreun, kishte precedent penal – përballej me deportim -
Kantoni zviceran bën pagesat e para për viktimat e zjarrit në Crans-Montana












