Lajme
Forbes Swiss: Esat Likaj, nga zero në maja të suksesit
Forbes zviceran rendit Esat Likajn si një nga figurat në rritje të tregut imobiliar
Me vetëm 8.000 franga kapital fillestar, Esat Likaj është shndërruar brenda pak vitesh në një emër të rëndësishëm të tregut zviceran të pasurive të paluajtshme. Nga zyra e tij në Bahnhofstrasse të Cyrihut, ai drejton sot LIKA Group, një grup imobiliar aktiv në mbarë Zvicrën, transmeton albinfo.ch.
I lindur në Kosovë, Likaj ndërtoi karrierën e tij hap pas hapi. Pas studimeve në Prishtinë, Bullgari dhe Londër, ai u vendos në Zvicër, ku fillimisht themeloi një kompani skelash ndërtimi. Kthesa erdhi në vitin 2014, kur bleu pronën e tij të parë në Aargau, një investim modest që shënoi fillimin e rrugës së tij në zhvillimin imobiliar.
Sot, LIKA Group zhvillon, ndërton dhe menaxhon komplekse banimi, apartamente luksoze, objekte komerciale dhe projekte hotelerie në disa kantone, përfshirë Aargau, Cyrih, Ticino, Davos dhe Engadin. Grupi ka realizuar mbi 80 projekte me më shumë se 200 ndërtesa.
Likaj njihet për strategjinë e tij: të fillojë i vogël, të krijojë vlerë përmes cilësisë dhe shpejtësisë, dhe të riinvestojë vazhdimisht. Ambicia e tij është e qartë, të ndërtojë një grup me vlerë mbi një miliard franga, por edhe të kontribuojë për shoqërinë zvicerane që, siç thotë vetë, i ka dhënë mundësinë të realizojë ëndrrën e tij./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Lisjeta Thaqi, e para në botë në konkurrencën e femrave në paragllajd Nën drejtimin e Federatës Aeronautike të Kosovës, ky rezultat dëshmon se Kosova tashmë është një forcë... -
Turizmi i Kosovës do të promovohet në panairin “ITB Berlin 2026” në Gjermani -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Gjermani
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach
Jeta në Zvicër
-
Trenat zviceranë janë ende kampionë të saktësisë Sipas Renditjes së re Evropiane të Saktësisë së Trenave, në vitin 2025, transporti hekurudhor i Zvicrës... -
Ekonomistët parashikojnë që normat zero të interesit zvicerane do të mbeten për “vite” -
Çfarë është taksa e transmetimit në Zvicër? -
Zvicra “thellësisht e alarmuar” për situatën në Lindjen e Mesme -
Preferencat e votuesve zviceranë përforcohen përpara votimeve të marsit













