Shkurt.ch
Fotot më të mira për shtyp në Muzeun Kombëtar të Cyrihut
Fotografi i vitit është zgjedhur Lorent Gilliéron për serinë e tij në lidhje me aksidentin në Sierre.
Fotot më të mira të medieve të vitit 2012 janë paraqitur të premten në Muzeun Kombëtar të Cyrihut (Zvicër), si pjesë e ekspozitës “Swiss Press Photo 13”. Fotografi i vitit është Lorent Gilliéron për serinë e tij në lidhje me aksidentin në Sierre.
Një total prej 173 fotografëve i kanë dorëzuar 2.825 fotografi jurisë ndërkombëtare. Përafërsisht 90 fotografi janë vendosur në Muzeun Kombëtar në Cyrih deri më 30 qershor, bëri të ditur të enjten institucioni në fjalë.
I zgjedhur fotograf i vitit, sikur edhe në vitin 2005, Laurent Gilliéron, gjithashtu fitoi çmimin e parë në kategorinë “Aktualiteti”. Seria e tij e fotografive tregon në “mënyrë diskrete ditët e zisë pas aksidentit të tmerrshëm me autobus në Valais”.
Ujqit e rinj dhe të vetmuar
Çmimi i parë në kategorinë “Jeta e përditshme dhe mjedisi” i është dhënë Steve Luncker për fotot e tij në lidhje me një “rini alkoolike e humbur”. Daniel Tischler fitoi çmimin e parë në kategorinë e “People” për portretet e tij me “Ujqit e vetmuar”.
Michael Buholzer fitoi në kategorinë “Sport” për një foto të Roger Federer-it, ku ai përpiqej të largojë një grerëz gjatë një ndeshjeje. Çmimi i parë në kategorinë “Arti dhe kultura” i është dhënë Valerie Chételat për serinë e saj në një sallë baleti të braktisur.
Fituesi i kategorisë “Të huaj” është Dominic Nahr. Ai është shpërblyer për fotografitë e tij të konfliktit në Sudan dhe vuajtjet e popullit.
Pas Cyrihut, ekspozita do të paraqitet edhe në Lugano, Bernë dhe Prangins (VD).
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër











