Kriza në Ukrainë
Franca dëbon 35 diplomatë rus
Në mbarë Evropën ka pasur reagime të ashpra ndaj vrasjeve të civilëve në Buça, qytet në afërsi të Kievit, ku sipas fotografive dhe videove të publikuara, civilët e vrarë shihen të shtrirë nëpër rrugët e këtij qyteti.
Franca njoftoi sot se do të dëbojë diplomatë rusë, si pjesë e veprimit të përbashkët evropian, pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Franca ka vendosur sot që të dëbojë një numër të personelit rus me status diplomatik të vendosur në Francë, aktivitetet e të cilëve janë kundër interesave tona të sigurisë”, tha të hënën Ministria e Jashtme franceze.
AFP raporton se një burim brenda kësaj ministrie ka bërë të ditur se 35 diplomatë rusë do të dëbohen.
“Ky veprim është pjesë e qasjes evropiane”, tha ministria franceze. “Përgjegjësia jonë e parë është gjithmonë që të garantojmë siguri për popullin francez dhe evropian”, shtoi MPJ e Francës.
Ky njoftim i Francës pason atë të Gjermanisë, Lituanisë dhe Letonisë që njoftuan se kanë marrë vendim për të dëbuar diplomatë rusë në përgjigje të veprimeve “brutale” të Rusisë në Ukrainë.
Ukraina i ka cilësuar vrasjet në Buça si gjenocid, ndërkaq Kremlini ka thënë se forcat e tij nuk janë përgjegjëse për këto vrasje/Rel
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik













