Kosova
Franca: Draftstatuti i Asociacionit i siguron Kosovës pranimin në KiE
Ambasada e Francës në Kosovë ka deklaruar se dërgimi i drafstatutit të Bashkimit Evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese, do t’ia siguronte Kosovës mbështetjen për pranim në Këshill të Evropës.
“Dërgimi i drafstatutit për Asociacionin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese është përmendur si një nga hapat e qartë që Kosova duhet t’i ndërmarrë për të siguruar mbështetje në Këshillin e Evropës, por kryeministri Kurti ka deklaruar se Kosova nuk e ka pranuar atë plan si të ndarë nga pakoja. Dërgimi i drafstatutit për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese do të ishte hap i mirëpritur për të siguruar mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në përgjigje të kësaj ambasade për Koha.
Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka takuar ambasadorët e QUINT-it. Kurti ka kundërshtuar vendosjen e kushteve të reja për Kosovën para votimit final për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Franca ka deklaruar tutje se statuti i BE-së për Asociacionin “ka mbështetjen e plotë nga shtetet që përkrahin dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.
“Ai ofron deri tash bazën më të mirë dhe të vetme për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Francës në pyetjen për mospranimin e draftit nga Kosova, si të ndarë prej Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.
Votimi në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës është hapi i fundit i anëtarësimit eventual të Kosovës në këtë organizatë. Ky komitet do të mblidhet në mes të majit./Koha.net
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?










