Lajme
Franca s’pranon refugjatë nga Shqipëria
Autoritetet e Francës konsiderojnë se Shqipëria është vend stabil me institucione funksionale, prandaj nuk do të pranohen refugjatë nga ky vend
Këshilli Shtetëror në Francë ka miratuar vendimin e Zyrës për refugjatët, i cili e rendit Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta të origjinës. Sipas këtij vendimi, autoritetet francezë nuk do të pranojnë më refugjatë nga Shqipëria, pasi që konsiderohet se Shqipëria është vend i sigurt.
Sipas nenit L. 741-4 të Kodit për Hyrjen dhe Qëndrimin për të Huajt dhe Azilin në Francë, një vend konsiderohet i sigurt në qoftë se sigurohen parimet e lirisë, demokracisë, sundimi i ligjit dhe të të drejtave të njeriut e lirive themelore.
“Këshilli i Shtetit ka vlerësuar se Shqipëria ka institucione demokratike. Ajo është palë në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Po ashtu janë ndërmarrë masa në luftën kundër korrupsionit dhe reformat në ligjet penale dhe civile pritet të forcojnë mbrojtjen e lirive themelore”, konsiderohet në vendim.
Duke pasur parasysh të gjitha këto elemente, të cilat shënojnë një forcimin e procesit demokratik, Këshilli i Shtetit në Francë, siç raporton BW, vendosi se, “përkundër vështirësive të vazhdueshme në luftën kundër krimit, Shqipëria duhej renditur në listën e vendeve të sigurta të origjinës”.
Ndryshe, sipas statistikave të Eurostat, Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të jenë një ndër vendet me numrin më të madh të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












