Lajme
Franca u bën thirrje qytetarëve t’i kalojnë pushimet brenda vendit
Emmanuel Macron tha se ka të ngjarë që francezët nuk do të mund të udhëtojnë këtë verë
Duket se qeveria franceze nuk dëshiron që këtë verë qytetarët e saj të udhëtojnë jashtë vendit dhe u rekomandon atyre që të kalojnë pushimet në Francë, tha të dielën ministrja franceze e Mjedisit, Elisabeth Borne, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se ka të ngjarë që francezët nuk do të mund të udhëtojnë këtë verë, madje, sipas tij, edhe udhëtimet brenda Evropës mund të kufizohen për të zvogëluar rrezikun e një vale të dytë të epidemisë së koronavirusit.
Ndërkohë, ministrja Borne, në një intervistë për radion France Inter, gjithashtu tha se javën e ardhshme qeveria do të vendosë për lehtësimin e rregullave për udhëtimet brenda Francës.
Duhet theksuar se francezët aktualisht nuk mund të udhëtojnë më shumë se 100 kilometra larg shtëpisë, përcjell tutje albinfo.ch.
Ajo tha se parqet e Parisit do të qëndrojnë të mbyllura, pasi kryeqyteti akoma hyn në kategorinë e një “zone të kuqe” të rrezikshmërisë nga koronavirusi.
Nga ana tjetër, kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, i ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur qeverisë që të rihapë parqet, pasi banorët, të cilët kryesisht jetojnë në apartamente pa kopshte, kanë tendencë të mblidhen rreth parqeve të mbyllura, ku është e vështirë të respektohen rregullat e distancës fizike. /REL
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët Një funksion i ri në makinat e biletave të hekurudhave zvicerane (SBB), i prezantuar në shtator... -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it -
Çfarë do të bëjë Zvicra tani që pensionistët janë më të shumtë në numër se të rinjtë?













