Lajme
Franga fals në Kosovë
Kanë qenë dy të rinj nga rajoni i Gjilanit, të cilët e kishin gjetur një mënyrë të lehtë për t’u pasuar shpejt, duke ndërtuar një “fabrikë” për falsifikimin e frangave zviceran
Njëra nga monedhat më të sofistikuara në botë, frangu zviceran ka arritur të falsifikohet në Kosovë. Kanë qenë dy të rinj nga rajoni i Gjilanit, të cilët e kishin gjetur një mënyrë të lehtë për t’u pasuar
shpejt, duke ndërtuar një “fabrikë” për falsifikimin e parave.
Këta të rinjtë, L. S. (1991) e F. O. (1990) punonin bashkërisht, njëri prodhonte franga zvicerane të falsifikuara e tjetri i vinte ato në qarkullim. Mirëpo biznesi i tyre, siç raporton “Zëri” nuk zgjati
shumë, pasi që policia filloi t’i ndjek gjurmët e tyre.
Njëri nga të arrestuarit është nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit, ndërsa tjetri nga fshati Sodovinë e komunës së Vitisë. Ata janë arrestuar dhe tashti pritet të dalin para drejtësisë.
Ide për falsifikim parash, ndërkaq ka pasur edhe me herët, ndërsa në fokus të prodhimit kanë qenë kryesisht dollarët amerikan. Ndërsa këta të rinj nga Anamorava kishin sofistikuar “fabrikën” e tyre, duke falsifikuar frangun zviceran, që dallohet me shenjat e sigurisë nga të gjitha monedhat tjera.
Paraqitja e rasteve të para të frangave false në treg, ishte befasi jo vetëm për viktimat, por edhe për hetuesit policorë. Prandaj me të parë se frangu zviceran i prodhuar në Livoç po shkon si “avlla”, në aksion u lëshua Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike nga Shtabi Qendror i Policisë së Kosovës.
Siç ka theksuar togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, kjo është hera e parë që dikush kapet nën dyshimin se ka falsifikuar franga zvicerane.
Togeri Hashani ka thënë se në të kaluarën ka pasur raste kur janë kapur persona që falsifikuan dollarë amerikanë por edhe euro, kurse një rast i tillë si ky më i riu me frangat e Zvicrës, është ndër të
rrallët.
Zëdhënësi Hashani ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe që të mos bien pre e mashtruesve të tillë. Sidomos të jenë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për shuma të mëdha të të hollave, pa marrë parasysh, janë euro, USA dollarë apo edhe franga të Zvicrës që, siç u pa, megjithatë mund të falsifikohen.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











