Lajme
Friburg: Shpërthen helmi nga rezervoari, dhjetëra punonjës në spital
Sipas gjetjeve fillestare, bëhej fjalë për një rrjedhje të cianurit të hidrogjenit nga një rezervuar brenda kompanisë
Një aksident kimik ka ndodhur te hënën në një kompani në Châtel-St-Denis FR. Për pasojë, rreth njëqind punonjës duhej të evakuoheshin. Dhjetëra persona janë dërguar në spital me shenja të helmimit.
Siç është raportuar nga policia kantonale në Freiburg, shërbimet e urgjencës janë alarmuar sot, rreth orës 10:00, transmeton albinfo.ch. Forcat zjarrfikëse, specialistët, disa autoambulanca dhe policia kantonale dhe bashkiake janë paraqitur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Një pengesë është ngritur shpejt rreth kompanisë dhe disa akse rrugore janë mbyllur për trafikun. Sipas gjetjeve fillestare, bëhej fjalë për një rrjedhje të cianurit të hidrogjenit nga një rezervuar brenda kompanisë.
Gjithsej rreth 100 persona janë evakuuar nga kompania, shkruan tagesanzeiger.ch. 55 personat që punonin në kompleks janë kontrolluar në vend nga mjekët. 18 prej tyre janë dërguar në spital për ekzaminime të mëtejshme.
Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e rrjedhjes së këtij produkti. Deri më tani nuk është zbuluar asnjë ndotje. Nga e gjithë kjo nuk ka pasur asnjë rrezik për popullsinë.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra bën hapa prapa në luftën kundër korrupsionit Zvicra ka humbur terren në luftën kundër korrupsionit në sektorin publik. Në renditjen e fundit nga... -
Zvicra nis trajnime të reja profesionale në inteligjencën artificiale -
Zvicër: Skuterët elektrikë mund të përballen me rregulla të reja -
Falimenton “Güggeli-Express”, mbyllen të gjitha pikat e shitjes në Cyrih dhe rrethinë -
Gjykata i jep të drejtë gruas së cilës iu mohua shtetësia zvicerane për këtë arsye










