Lajme
Frika nga sulmet ruse, SHBA mbyll ambasadën në Kiev të Ukrainës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbyllur ambasadën e tyre në Kiev mes shqetësimeve për një sulm të mundshëm rus.
Ambasada tha sot në një postim se kishte marrë informacion specifik për një sulm të mundshëm të rëndësishëm ajror më 20 nëntor.
“Për më shumë kujdes, Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës po udhëzohen të strehohen në vend”, thuhet në mesazh.
Ambasada rekomandoi qytetarët amerikanë në Kiev të strehoheshin menjëherë në rast se shpallej një alarm ajror.
Paralajmërimi vjen një ditë pasi Kievi shënoi ditën e 1000-të – që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022, dhe ndërsa Uashingtoni vendosi të lejonte Ukrainën të përdorte raketat ATACMS kundër objektivave brenda territorit rus.
Sipas raporteve të medieve amerikane, presidenti në largim, Joe Biden, lejoi Kievin të godasë objektivat në Rusi me armë amerikane – në përgjigje të dislokimit të ushtarëve koreano-veriorë në Moskë.
Rusia tha se e sheh masën si një përshkallëzim dhe një “përzierje” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera perëndimore në luftë.
Ambasada amerikane lëshon rregullisht paralajmërime për sulme të mëdha ajrore, përfshirë në mars dhe gusht të këtij viti, por mbyllja e saj përfaqëson një masë të jashtëzakonshme.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? Era në jug të Alpeve ka fryrë fort për 10 ditë: një vazhdimësi mjaft e pazakontë.... -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët









