Lajme
Fshati Zermatt i zhytur edhe sot në borë
Zvicra është përballur edhe me reshje të dendura shiu (Video)
Tash e sa ditë, Zvicra është përballur me reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje balte, ndërsa është rishfaqur edhe bora, përcjell albinfo.ch.
Ditën e djeshme Albinfo.ch ka raportuar se ka rënë borë në resortin e njohur dimëror të Zermattit, në lartësinë 1638 metra.
“Temperatura pati një rënie mbresëlënëse, brenda katër ditëve.
Të enjten, termometri i stacionit lexoi 31.2 °C. Dje në orën 11.15 ishte 0.5 °C”, raportoi shërbimi i motit MétéoSuisse në platformën X.
Shumë qafa malore në Alpe, si Gotthard dhe Zimblon, kanë mbetur të mbyllura, për shkak të reshjeve të shiut që nisën mbrëmjen e së premtes dhe shkaktuan rrëke balte.
Shërbimet e trenave u anuluan në disa zona për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
Sipas metorologëve, bora pritet të shkrihet shpejtë, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë mes 10 – 25 gradë, varësisht nga zonat.
Shiu do të vazhdoj edhe sot të jetë prezentë pothuajse në gjithë Zvicrën.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar













