Lajme
FSK e gatshme për të ndihmuar zonat e goditura nga tërmeti në Itali
Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur gatishmërinë që në zonat e goditura nga tërmeti t’i dërgoj njësitet e specializuara të FSK-së nga Njësiti për Kërkim-shpëtim
Autoritet e Kosovës ka pranuar me shqetësim informatat për tërmetin e fuqishëm që goditi sot Italinë qendrore, ndërsa përveç solidarizimit me popullin italian, Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur gatishmërinë që në zonat e goditura nga tërmeti t’i dërgoj njësitet e specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Njësiti për Kërkim-shpëtim.
“Qeveria e Kosovës shpreh solidaritetin e plotë me qytetarët dhe Qeverinë Italiane, në këto momente të vështira, duke i uruar shërim të shpejt të lënduarve. Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, shpreh gatishmërinë e saj të plotë që në rast nevoje të ofrojë për ndihmë, njësitet e specializuara në kërkim shpëtim urban të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Edhe Ministra e Punëve të Jashtme solidarizohet me popullin italian për tërmetin, vendos numrat e telefonit në dispozicion për shtetasit e Kosovës
“Pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, në Norcia të Italisë, MPJ dhe ambasada e Kosovës në Romë po e përcjellin situatën dhe njëkohësisht janë solidarizuar me popullin dhe qeverinë italiane”, thuhet në mesazhin e ministrit Hoxhaj, sipas të cilit Kosova solidarizohet me popullin dhe qeverinë italiane në këto momente të vështira.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, është duke e përcjell situatën, ndërsa ambasada e Kosovës në Romë ka dhënë numrat emergjentë në rast nevoje për ndihmë për qytetarët kosovarë që gjenden atje. “Në rast emergjence, qytetarët mund t’i kontaktojnë numrat e mëposhtëm: +393492704249 dhe +393333312363”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












