Tematike
Fundjava në Zvicër vjen me 38 gradë: Qeveria paralajmëron për vapën
Por, ky paralajmërim aktualisht nuk vlen për Zvicrën gjermanishtfolëse sepse ajri në këtë pjesë është shumë i thatë të enjten, siç ka njoftuar Meteo-Swiss të mërkurën
Qeveria federale paralajmëron për një valë vape në Zvicër, me temperatura maksimale deri në 38 gradë. Deri në mbrëmjen e së shtunës nga këto temperatura do të preken: pjesa jugore e Alpeve, Valisi qendror dhe rajoni i Gjenevës, thuhet në një komun ikatë të lëshuar nga Këshilli Federal.
Për disa njerëz, nxehtësia mund të përbëjë një rrezik për shëndetin, paralajmërohet më tutje nga qeveria.
Por, ky paralajmërim aktualisht nuk vlen për Zvicrën gjermanishtfolëse sepse ajri në këtë pjesë është shumë i thatë të enjten, siç ka njoftuar Meteo-Swiss të mërkurën, shkruan albinfo.ch. Sidoqoftë, as në këtë pjesë të madhe të Zvicrës nuk preferohen ushtrimet jashtë dhe rekomandohet konsumimi i sasisë së mjaftueshme të lëngjeve.
Duke qenë kohë pushimesh, shumë njerëz janë në rajonet e njohura turistike si në Ticino, Valis ose në Liqenin e Gjenevës. Këto rajone janë më të “prekurat” nga vapa këto ditë. Sidomos në festën kombëtare të shtunën, një numër i konsiderueshëm njerëzish pritet të qëndrojnë jashtë, në natyrë.
Meteo-Swiss vazhdon të paralajmërojë se temperaturat e larta mund të ndikojnë në shëndet dhe të dëmtojnë performancën fizike dhe mendore të të gjithëve, përcjell albinfo.ch. Prandaj, grupi i rrezikut, që përfshin kryesisht njerëz të moshuar, (dhe të sëmurë kronikë), gra shtatzëna dhe fëmijë të vegjël, duhet të ketë më shumë kujdes. Ata kanë nevojë për vëmendje të veçantë dhe, nëse është e nevojshme, përkujdesje nga të tjerët.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih ngrihet në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme Kjo është konsullata e dytë e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Zvicër, pas asaj në... -
Austri
Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg -
Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga mërgata, refuzohen 142 të tjera -
Shqiptarët në Holandë protestojnë në Hagë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës -
Gjermani
Gjermani: Burgim i përjetshëm për 28-vjeçarin me prejardhje nga Kosova që tentoi të vriste ish-partneren
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, vendi i tretë më paqësor në botë Ajo zë vendin e tretë midis vendeve më paqësore në botë. Vitin e kaluar, ishte në... -
Cyrihu nxjerr në ankand targën “ZH 26” për Vitin e Sportit -
Sulmuesit me sharrë elektrike në Schaffhausen i shtohen edhe 5 vite burg -
Basel-Stadt, kantoni i parë ku banorët me të drejtë vote janë në pakicë -
Kompanitë zvicerane investuan 27 miliardë dollarë në SHBA, por mund të mos mjaftojë













