Shkurt.ch
Fushatë për rritje pagash të rrobaqepëseve në Maqedoni
Organizata joqeveritare zvicerane “Erklärung von Bern” (EvB) kërkon paga më të larta për punonjësit e industrisë së tekstilit nga Maqedonia
Në një video “EvB” tregon infermierë, policë dhe konduktorë trenash zviceranë të veshur vetëm në rroba të brendshme duke tërhequr vëmendjen e publikut zviceran në lidhje me kushtet e rënda të punës përkatësisht për pagat shumë të ulëta të rrobaqepëseve në Maqedoni.
Në Zvicër pothuajse gjysma e popullsisë aktive bartin uniforma. Konduktorë, infermierë, policë, ushtarë, që përfaqësojnë rreth dy milionë njerëz.
Një studim që ka bërë “Erklärung von Bern” ka mësuar se shumica e uniformave zvicerane qepen në Maqedoni.
“EvB” ka treguar edhe për kushtet e vështira të punëtorëve nëpër fabrikat e tekstilit në Maqedoni, të cilët paguhen vetëm 122 franga zvicerane në muaj.
Rrobaqepëset nga Ohri dhe qytete e fshatra të tjerë të Maqedonisë qepin uniformat e ushtrisë zvicerane, kundrejt një pagese prej 122 frangash në muaj.
Edhe emisioni i dedikuar konsumatorëve “Kassensturz” i televizionit publik të Zvicrës (SF) kishte zbuluar se si firma zvicerane “Armasuisse”, e angazhuar nga Forcat e armatosura të vendit i furnizon këto të fundit me uniformat e qepura në kushte diskriminuese për rrobaqepëset.
Në Maqedoni një familjeje katër anëtarëshe i duhen për mbijetesë rreth 600 franga, ndërsa paga minimale e lejuar nga shteti është rreth 122 franga, që nuk mjaftojnë as përafërsisht për një familje, edhe po të jenë të punësuar të dy prindërit. Dhe, për paga të tilla punojnë rrobaqepëset maqedonase, ka konstatuar “Erklärung von Bern”, raportojnë mediat e Shkupit.
Për “EvB” është veçanërisht problematike që diskriminimi social po stimulohet përmes parave të taksapaguesve zviceranë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve











