Sport
Futbollisti fiton një milion euro në lotari
Një futbollist irlandez ka shënuar fitoren e tij të parë të madhe më 2018 duke fituar lotarinë milionëshe.
Kevin O’Connor i Preston North End kishte vizituar familjen e tij në Irlandë kur kuptoi se ka fituar një milion euro.
Daja i tij Peader Murphy i kishte blerë një tiketë lotarie si dhuratë nga një dyqan më 14 dhjetor.
Ai ka thënë se “nuk ka plane të menjëhershme” dhe se “fokusi kryesor” i tij mbetet ndihma ndaj skuadrës që të ngjitet në ligë, transmeton Albinfo.ch.
Mbrojtësit i ishte thënë të shikonte numrat nga nëna e tij Breda, pasi ajo dëgjoi se numri fitues ishte një tiketë e blerë afër.
“Pas pak kërkimeve, u dërgova fotografinë e tiketës, por kurrë s’e besova se unë isha fitues i çmimit prej një milion eurosh”, ka thënë ai.
Befasia erdhi dy ditë pasi O’Conner ishte në bankën rezervë në humbjen 3 me 2 ndaj Middlesbroughyt në ditën e Vitit të Ri.
O’Conner, që ka nënshkruar me skuadrën e tij të re verën e 2017-s, ka thënë se ka pasur dy ditë të jashtëzakonshme.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











