Shkurt.ch
Gabim në numërim: Votat kundër llogariten si pro!
Thjesht, u ishin ndërruar vendete votave. Ata që kishin votuar kundër ishin numëruar si përkrahës të iniciativës dhe anasjelltas
Rezultatet e votimit të djeshëm për iniciativën kundër migrimit masiv në një komunë të vogël të kantonit Vaud kanë shkaktuar habi te shumëkush. Në gjithë kantonin, ashtu sikurse edhe në gjithë Zvicrën frankofone ishin në epërsi të dukshme kundërshtarët e iniciativës, ndërsa përjashtim madje të theksuar bënte vetëm komuna Marchissy.
70.69% kishin “votuar pro”, në një kohë që rrallë ndonjë komunë gjermanofone kishte miratuar aq bindshëm iniciativën.
Pasi që ky rezultat u duk i dyshimtë, organizatorët u hynë hetimeve dhe zbuluan gabimin: thjesht, u ishin ndërruar vendete votave. Ata që kishin votuar kundër ishin numëruar si përkrahës të iniciativës dhe anasjelltas shkruan srf.ch, duke iu referuar gazetës “24 heures”.
Por kjo “rokadë” nuk bën ndonjë ndikim në rezultatin e përgjithshëm pasi që komuna në breg të liqenit të Gjenevës është tepër e vogël, aty kishin votuar gjithsej 174 veta. 123 vota ishin dhënë kundër dhe 51 pro iniciativës.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?










