Shkurt.ch
Gabim në transaksione, të prekurit dëmtohen dyfish
21 janari nuk ka qenë me fat për shfrytëzuesit e kredit karteleve Maestro. Të gjithë ata që kanë paguar të martën me kredit kartela në fjalë janë prekur nga një gabim transaksion
Përgjegjësit financiarë të kompanisë «SIX» kanë pranuar se bëhet fjalë për një gabim në përpunimin e transaksioneve dhe çdo pagesë është regjistruar dy herë.
Kompania në fjalë “SIX“ në bashkëpunim të ngushtë me bankat po punon për të rregulluar problemin, ndërsa pagesa e dyfishtë do t’u kthehet të prekurve me kartela bankare “Maestro”.
Përgjegjës të kompanisë nuk kanë komentuar për numrin e klientëve të prekur, apo edhe për shumën e transaksionit.
Klientët e prekur nuk duhet të ndërmarrin asgjë. Kompania ka thënë se do të zgjidhë problemin pa i angazhuar klientët.
1.67 milionë transaksione bëhen për një ditë pune
“SIX”, degë e “SIX Interbank Clearing”, është një ndërmarrje e përbashkët e qendrës financiare të Zvicrës për realizimin e pagesave bankare.
Ajo vepron nën autoritetin dhe mbikëqyrjen e Bankës Nacionale të Zvicrës (SNB), sistemi i pagesave SIC (Swiss Interbank Clearing). Me të pagesat në franga trajtohen në kohë reale në mes të institucioneve financiare.
Më 2013 janë përpunuar rreth 420 mijë transaksione nëpërmes sistemit SIX, thonë në SNB, transmeton Argauerzeitung.
Mesatarisht ka pasur 1.67 milionë transaksione për një ditë pune. Qarkullimi mesatar ditor arriti në 127.2 miliardë franga.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











