Lajme
Gabime në pasaporta: 156 mijë fëmijë riaplikim
Pasaportat për shtetasit deri në 16 vjeç, aksidentalisht janë prodhuar me afat 10-vjeçar, ndërsa duhet të ishin me afat përdorimi për 5 vite
Një gabimi teknik që ka ndodhur gjatë prodhimit të dokumenteve biometrike në vitet 2009-2010 ka detyruar 156 mijë qytetarë të Shqiptarisë, që të riaplikojnë për pasaporta për fëmijët e tyre. Gabimi është tek validiteti, që shkon 10 vjet për fëmijët e që ligjërisht është dashtë të jetë 5 vjet.
Drejtoresha e sistemeve informatike në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, Miranda Harizaj pohon se pasaportat, për shtetasit deri në 16 vjeç, aksidentalisht janë prodhuar me afat 10-vjeçar, ndërsa duhet të ishin me afat përdorimi për 5 vite.
“Siç dihet, në ligjin për pajisjen me pasaportë të shtetasve shqiptarë, afati i vlefshmërisë për shtetasit nën 16 vjeç është 5 vite. Për periudhën Prill 2009-Korrik 2010, Ministria e Punëve të Brendshme ka prodhuar 156 mijë pasaporta për shtetasit nën 16 vjeç në momentin e aplikimit, të cilët kanë pasur afat të pasaktë vlefshmërie. Afati i tyre i vlefshmërisë, në vend që të ishte për 5 vite, ishte bërë 10 vite. Kjo ka ndodhur për shkak të një gabimi teknik në sistem, që u konstatua me vonesë dhe ndryshimet e nevojshme për përmirësimin e sistemit bënë, që të identifikoheshin gjatë kësaj periudhe pasaportat e tyre”, deklaroi ajo.
Ky korrigjim, sipas saj, ka filluar në korrik të vitit 2010 dhe pas kësaj date është vijuar me prodhimin e pasaportave me afatet e duhura.
Por, ndryshimi i këtyre pasaportave shumë qytetarë i ka gjetur të painformuar.
“Me konstatimin e këtij problemi, le të themi me afrimin e periudhës së skadimit të atyre pasaportave, në sistemin TIMS të kontrollit të kufirit – ku vlerësohen dokumentet e identifikimit të të gjithë shtetasve që dalin apo hyjnë në Shqipëri, – është bërë zëvendësimi”, tha ajo.
Harizaj po ashtu tha se, qeveria pasi e vlerësoi me ekspertët përkatës, Ministria e Punëve të Brendshme propozoi shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së këtyre pasaportave për këta shtetas me 1 vit, në mënyrë që t’iu lihej kohë për njoftimin dhe për pajisjen me dokumentin e ri.
“Në këtë kuadër, ky akt kalimtar ligjor për shtyrjen e tyre me 1 vit ka hyrë në fuqi më 21 prill 2014, kohë gjatë së cilës Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë ka realizuar planin dhe ka menaxhuar situatën për njoftimin e këtyre shtetasve që janë në listë”, vijoi më tej Miranda Harizaj.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj














