Lajme
“Gallery70”, galeria e parë shqiptare në një panair arti në Gjermani
Panairi i Këlnit do të zhvillohet nga data 20-23 prill 2023
Lauresha Basha, drejtuese e Gallery70 në Tiranë, ka njoftuar për albinfo.ch se javën e ardhshme do të marrin pjesë në “Discovery Art Fair Cologne”.
“Jemi galeria e parë shqiptare që prezantohet në një panair arti në Gjermani. Stenda jonë do të prezantojë një dyshe artistësh: Jon Kraja (Shqipëri) dhe Martin Stommel (Gjermani)”, ka njoftuar Basha për albinfo.ch.
Gallery70 ka filluar aktivitetin që në vitin 2017. Mbi 40 artistë shqiptarë dhe të huaj janë prezantuar me ekspozita personale dhe në grup. Midis artistëve shqiptarë mund të përmendim me krenari Lumturi Blloshmi (pas vdekjes) Jakup Ferri, Orion Shima, Jon Kraja, Edison Ceraj, Shpetim Kërcova, Alban Hajdinaj, Ergys Zhabjaku, Ardian Isufi e shumë të tjerë, shtoi tutje Lauresha Basha.
Panairi i Këlnit do të zhvillohet nga data 20-23 prill 2023.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











