CH-Ballkani
Nga 1 korriku në Kosovë funksionalizohet Kodi +383
Kodi telefonik i Kosovës +383 do të jetë funksional që nga 1 korriku, ndërsa brenda këtij viti do t’i shtohet Kosovës edhe një operator i tretë mobil
Kryetar i Bordit të Agjencisë për Komunikime Postare dhe Elektronike (ARKEP), Kreshnik Gashi, ka thënë se kodi telefonik i Kosovës +383 do të jetë funksional që nga 1 korriku, ndërsa brenda këtij viti do t’i shtohet Kosovës edhe një operator i tretë mobil, i cili sipas marrëveshjes së Brukselit, do të jetë për komunitetin serb.
Aktualisht në Kosovës funksionojnë dy operatorë mobil “Vala” dhe “IPKO” si dhe operatori virtual “Z Mobile”, por konkurrenca mund të rritet gjatë këtij viti.
Drejtuesi i AKREP-it, Kreshnik Gashi ka thënë se gjatë këtij viti do të përgatisin tenderin për operatorin e tretë mobilë në vend. Sipas Gashit, gjatë vitit të kaluar kanë punuar shumë për kodin telefonik +383 dhe janë duke bërë përgatitjen përfundimtare për implementimin e plotë të tij.
“Viti 2017 është viti ku është punuar në masë të madhe për kodin +383. Afati përfundimtar kur do të filloj implementimi i kodit të Kosovës +383 është 31 qershori i këtij viti. Pra qytetarët e Kosovës, do të kenë një kod unik, do të kenë identitetin e vet”, ka treguar ai për telegrafin.
Gashi ka thënë se në marrëveshje me ITU-në për kodin telefonik është saktësuar edhe funksionimi i roamingut, duke përfshirë është shtetin e Serbisë.
“Shfrytëzimi i +383 është i lidhur edhe me funksionimin e roamingut dhe nuk do të kemi problem për të komunikuar me gjithë botën. Në Serbi funksionimin e operatorëve të Kosovës deri më tani, e kanë ndaluar në mënyrë politike. Pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe funksionimi i roamingut edhe në Serbi”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Parmelin nuk do të negociojë me Trumpin në WEF, Davos -
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale -
Zvicra planifikon të dëbojë 20 kriminelë afganë dhe shqyrton dëbimet në Siri












