Lajme
Gazetari zviceran me autostop nëpër Kosovë: “Ky është kantoni i 27-të i Zvicrës”
Zvicra nuk është e pranishme askund si në Kosovë gjatë muajve të verës, shkruan Thomas Schlitter
Gazeta „Oltner Tagblatt“ boton këto ditë në vazhdime udhëpërshkrimet që ish redaktori i saj i ekonomisë Thomas Schlitter i dërgon nga vende të ndryshme të botës ku është duke bërë një tur si autostoper. Këtë javë ai ka qenë rrugëve të Kosovës ku është mirëpritur nga shumë shoferë me të cilët ka shëtitur me makina të ndryshme anekënd Kosovës. Dhe ja çfarë i ka bërë atij më shumë përshtypje gjatë këtij udhëtimi.
“Unë e kam në kokë formulën e përshëndetjes në dialektin zviceran me të cilën dua ta befasoj shoferin e radhës që më merr autostop: “Grüezi mitenand, wohi fahrender?” Por, mjerisht nuk erdhi puna ta përdor, transmeton albinfo.ch gazetën zvicerane. Edhe pse në Kosovë së paku çdo e dhjeta veturë ka tabela regjistrimi të Zvicrës, nuk më morën me vete asnjëri me regjistrim të Aargaut, Bazelit, Bernës, Solothurnit, St. Gallenit ose Cyrihut.
Por, më mori Naimi.
Ai jeton në Kosovë por e ka në Zvicër një vëlla që banon në Olten. Naimi thotë: “Para pak javësh makinat nga Zvicra ishin edhe me shumë dominuese këtu. Por gjatë gushtit, konkurrenca bëhet më e madhe pasi qe vijnë me shumicë “Schatzi”-t nga Gjermania. “Schatzi”, kosovarët i quajnë bashkatdhetarët e tyre që fitojnë para në Evropën Perëndimore.
Në Zvicër vlerësohet se jetojnë rreth 200 mijë veta me rrënjë nga Kosova. Dhe pasi që vendi i ogël i Ballkanit vet i ka vetëm 1.5 deri 2 milionë banorë (nuk ka shifra të sakta), diaspora nga Zvicra gjatë muajve të verës bëhet e paevitueshme, përcjell albinfo.ch. Gjatë korrikut dhe gushtit Kosova shndërrohet në kantonin e 27-të të Zvicrës.
Në restorant befasisht mund të flas schweizerdeutsch pasi që pranë meje është i ulur Api. Ai është rreth 50 vjeçar dhe punon në Grenchen në një fabrikë te orëve. Pyetjes sime se çfarë qëndrimi kanë kosovarët për Zvicrën, ai më siguron: “Njerëzit në Kosovë e duan Zvicrën. Pa paratë nga Zvicra dhe Gjermania këtu nuk do të funksiononte asgjë.” Pasi e tha këtë, e pagoi faturën e tij dhe timen dhe u ndamë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












