Lajme
Gazprombank e Rusisë ka vendosur të pushojë së funksionuari në Zvicër
Pas sanksioneve
Gazprombank e Rusisë ka vendosur të pushojë së funksionuari në Zvicër pas “një rishikimi strategjik të opsioneve të ndryshme”, tha Lidhja e Jashtme, përcjell albinfo.ch.
Banka ka qenë një nga kanalet e fundit të mbetura për financimin e flukseve tregtare midis Rusisë dhe Zvicrës, sepse bankat e tjera të mëdha ruse janë subjekt i sanksioneve për pushtimin rus të Ukrainës.
Kjo bank kishte të punësuar rreth 80 njerëz dhe me largimin e saj, pritet të largohen edhe puntorët e saj.
Gazprombank ende nuk e ka ndjerë forcën e plotë të sanksioneve perëndimore pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Por disa vende evropiane kanë kërkuar që banka të përjashtohet nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT në raundin tjetër të sanksioneve të BE-së. Ka raporte se SHBA mund të synojë gjithashtu Gazprombank me sanksione të plota bllokuese.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












