Futboll
Gentian Ameti debuton me performancë të jashtëzakonshme në ligën belge
Nga Artemisa Kastrioti, Nju-Jork
Sportisti shqiptar, Gentian Ameti, ka lindur në vitin 1999 në Kumanovë të Maqedonisë. Në vitin 2009 vazhdoi jetën në Belgjikë bashkë me familjen e tij. Është duke ndjekur studimet e larta universitare për “Kontabilist Informatike” në Bruksel.
Gentian Ameti njihet si një nga futbollistët më të mirë, i cili ka zgjuar kureshtjen e mediave të huaja dhe po bën bujë të madhe në Evropë. Gentian Ameti është vlerësuar me titujt: Futbollisti më i mirë i vitit, Golashënuesi më i mirë i vitit, Futbollisti më fair play i vitit dhe Kampion i Ligës.
Gentian Ameti ka pasur disa oferta në Kosovë dhe Maqedoni. Ai ka qenë në bisedime me trajnerin e Kombëtares U-21, Alban Bushi dhe sot luan për një ligë shumë të fortë, ligën belge, FC Schaerbeek Lig3, në Bruksel. Shpreson të marrë ftesë në Kombëtare, në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Ameti ka nisur të luajë futboll që në moshën 15-vjeçare në Belgjikë. Nga viti 2016-2018 u bë lojtari i Schaerbeek U17. Karriera e tij pati një sukses të mirë dhe u inkuadrua në ekipin B, Kosova Schaerbeek B nga 2018-2019.
Në vitin 2018 Ameti lidhi kontratën duke u inkuadruar në Ligën e 4-t në Belgjikë te klubi FC Schaerbeek. Aty ka luajtur 30 ndeshje, 21 prej tyre titullar dhe ka shënuar 8 gola dhe 5 assistime. Në fund të atij sezoni doli kampion. Më pas vazhdoi kontratën 1-vjeçare me FC Schaerbeek dhe pati shumë sukses, duke u emëruar Golashënuesi më i mirë i vitit. Në gusht 2019 filloi kampionatin dhe deri në shtator ka lujtur 8 ndeshje ku ka realizuar 6 gola dhe 2 asistime
Që nga viti 2019 e deri më sot është aktivizuar në klubin FC Schaerbeek Lig3 në Bruksel, ku luan në pozicionin sulmues. Në 2022 Gentian Ameti debuton me performancë të jashtëzakonshme në ligën belge në dy ndeshje ku ka shënuar katër gola. Ai tregon se në këtë sezon është i përqendruar të bëjë sa më shumë gola, të mos ketë lëndime dhe të japi maksimumin e tij.
“Më 17 gusht 2022 fillova futbollin në ligën belge. Jam i gatshëm të jap më të mirën dhe maksimumin tim, jam i fokusar ndeshje pas ndeshje.
Për këtë sezon 2022-2023 qëllimi im është të realizoj një sezon të mirë, të jap maksimumin dhe pastaj do e shohim në fund të sezonit. Kam qenë i koncetruar për këtë vit për të bërë përgatitje fizike. Jam përgatitur shumë fizikisht në Kumanovë gjatë verës, jam shumë në formë dhe shpresoj të vazhdoj në këtë ritëm”, u shpreh sportisti Gentian Ameti.
Gentian Ameti falënderon trajnerin Tiko Tshola për suksesin në karrierën e tij në futboll.
“I jam shumë mirënjohës trajnerit Tiko Tshola që më dha mundësinë të luaj 35 ndeshje me U21 dhe të shënoj 19 gola për 1 sezon 2020-2021 U21”, shtoi Ameti.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













