Kosova
Gërvalla thirrje ndërkombëtarëve: Pranojeni se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, publikoi identitetin e një prej të vrarëve të 24 shtatorit nga grupi i terroristëve, e që është Bojan Mijailoviq, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin.
Gërvalla i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar.
Ajo ka shkruar në Twitter se nevojitet një ndryshim thelbësor, përcjell Albinfo.ch.
”I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Nevojitet një ndryshim thelbësor. Regjimi i Vuçiqit përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Evropës. Këtë herë, ne nuk mund të përballojmë t’i kthehemi biznesit si zakonisht“, ka shkruar ajo në Twitter./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












