Lajme
Gjashtë shqiptarë dënohen me burgim të përjetshëm
Gjykata Themelore në Shkup i dënoi me burgim të përjetshëm: Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviqin, Fejzi Azirin, Haki Hazirin dhe Sami Lutën
Gjashtë shqiptarë të Maqedonisë janë dënuar me burgim të përjetshëm nën akuzën për vrasje të pesëfishtë në periferi të Shkupit. Gjykata Themelore të hënën solli verdiktin më të rëndë me heqje lirie, për Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviqin, Fejzi Azirin, Haki Hazirin dhe Sami Lutën.
Trupi gjykues mori vendim mbi bazën e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria e cila rastin e kishte koduar “Monstra”. Në këtë rast gjashtë shqiptarët u ngarkuan për pjesëmarrje në vrasjen e katër të rinjve maqedonas dhe një peshkatari maqedonas, më 12 prill 2012 në liqenin artificial Smilkovc në periferi të Shkupit.
Dy nga të dënuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë në burg në Prishtinë, ku janë të dënuar për armë pa leje dhe se procedura për ekstradimin e tyre është në vijim e sipër.
Pala mbrojtëse e të akuzuarve reagoi ndaj vendimit të Gjykatës, duke e konsideruar të padrejtë.
Avokati i të akuzuarve Naser Raufi tha se gjykata nuk guxon të përdorë dëshmi që nuk kanë të bëjnë me aktakuzën. “…deri më tani është argumentuar se këta nuk janë fajtorët dhe nuk kanë lidhje me këtë rast. Kjo është më shumë se e qartë”, ka deklaruar avokati Raufi.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












