Uncategorized
Gjashtë të arrestuar për armëmbajtje pa leje
Gjashtë persona janë arrestuar në 24 orët e fundit për armëmbajtje pa leje.
Sipas raportit të policisë dy persona janë arrestuar në fshatin Butovc në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me 11 copë fishekë 7.65mm. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar
Po ashtu në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në kryeqytet është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy copë fishek. Pas intervistimit i njëjti është liruar.
Ndërkaq në Kolovicë të vjetër, janë arrestuar dy të dyshuar pasi gjatë kontrollit te njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 10 copë fishek. Dy të dyshuarit me atë armë kishin shtënë disa herë në ajër dhe të njëjtit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
E në Ferizaj është konfiskuar një pistoletë me gas nga i dyshuari pasi që në ahengun e tij familjar, një i ftuar kishte shtënë me armën e lartcekur në ajër. Me vendim të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregull, raportojnë mediat kosovare.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










