Shkurt.ch
Gjatë vitit 2012, 196 sulme me baza raciste
Raporti është pjesë e punimit të realizuar nga “Beratungsnetz für Rassismusopfer” të promovuar nga shoqata humanrights.ch dhe nga Komisioni Federal kundër Racizmit
Edhe gjatë vitit 2012 njerëz prejardhjesh të ndryshme – në mesin e të cilëve edhe zviceranë – kanë qenë viktima të racizmit. Rastet e diskriminimit racist janë shënuar në fusha të ndryshme të jetës, si në vendin e punës, në tregun e banesave, në hapësira publike si dhe në fushën e shkollimit dhe kualifikimit profesional.
Një raport që përmban të dhëna nga këshillimore të ndryshme të specializuara, është publikuar këto ditë dhe përfshin 196 raste të diskriminimit me bazë race në Zvicër. Është ky viti i pestë me radhë që përpilohet një raport i tillë.
Raporti vërteton tendencën e viteve të kaluara. Nga racizmi janë prekur njerëz prejardhjesh të ndryshme. Shpeshherë trajtat e diskriminimit racist janë shprehur përmes deklarimeve nënçmuese dhe lënduese verbale. Si tendencë pozitive përpiluesit e raportit e kanë përmendur faktin se po shtohet numri i dëshmitarëve që i paraqesin rastet e diskriminimit.
Raporti është pjesë e punimit të realizuar nga “Beratungsnetz für Rassismusopfer” (Rrjeti i këshillimoreve për viktimat nga racizmi” të promovuar nga shoqata humanrights.ch dhe nga Komisioni Federal kundër racizmit. Synimi i rrjetit të këshillimoreve për viktimat e racizmit është përforcimi i strukturave këshillëdhënëse ekzistuese dhe ofrimi i këshillimit kompetent për njerëzit e goditur nga diskriminimi në bazë race në gjithë vicrën, thuhet në komunikatën për shtyp të “Rrjetit…”
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel













