Shkurt.ch
Gjendet i vdekur në burg 25 vjeçari
Trupin e pajetë të tij e kanë gjetur dy gardianë të burgut rreth orës 23.15 të natës së mbrëmshme (e diele), bën të ditur Policia e Kantonit Vaud
Sot, në burgun në Orbe (Kantoni Vaud) është gjetur i vdekur një person 25 vjeçar që po mbahej aty në burg. Sipas njohurive të para të autoriteteve, i riu ka varur veten, njofton srf.ch.
Trupin e pajetë të tij e kanë gjetur dy gardianë të burgut rreth orës 23.15 të natës së mbrëmshme (e diele), bën të ditur Policia e Kantonit Vaud, transmeton albinfo.ch. Mjeku i emergjencës i alarmuar, ka mundur të bëjë vetëm konstatimin e vdekjes së të burgosurit.
Tashmë i ndjeri është gjetur në pjesën e mbyllur të burgut.
Prokuroria publike konsideron se në këtë rast, sipas gjendjes deri tash të njohur, përjashtohet veprimi i personave të tretë. Ajo ka iniciuar hetimet.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











