Shkurt.ch
Gjendet i vdekur „spiuni i xhamive” nga Gjeneva
42 vjeçari Claude Covassi, në vitin 2004 ishte angazhuar nga Shërbimi i Sigurimit Sekret të Zvicrës për të përgjuar aktivitetet në Qendrën Islamike të Gjenevës (CIG)
Claude Covassi, i njohur si “spiuni” i angazhuar nga sigurimi shtetëror i Zvicrës për të përgjuar nga brenda Qendrën Islamike të Gjenevës (CIG) të premten është gjetur i vdekur. Hetimet e rrethanave të vdekjes së tij janë duke u kryer por sipas njohurive të deritashme nuk konstatohet ndonjë veprim i një personi të tretë.
42 vjeçari Covassi, në vitin 2004 ishte angazhuar nga Shërbimi i Sigurimit Sekret të Zvicrës për të përgjuar aktivitetet në Qendrën Islamike të Gjenevës (CIG). Ai, në vitin 2006 kishte sqaruar para medieve se kishte krtyer punën e spiunit për llogari të shërbimit të sigurimit DAP dhe për këtë ishte infiltruar në mënyrë ilegale në qendrën e përmendur islamike. Sipas përshkrimit të detyrës, ai do të duhej tta paraqiste qendrën si “karrem” për lidhjet me terroristët islamikë.
Autoritetet kompetente në nivel federal që ishin marrë me rastin kishin ardhur në përfundimin se nuk kishte urdhër për veprime të tilla ilegale. Me këtë mohim, ato kishin hedhur poshtë akuzat e Covassi-t.
Ndërsa, sipas deklaratës së dhënë asokohe nga Hans Hoffmann (SVP-UDC), që kishte qenë udhëheqës i autoritetit për mbikëqyrje të shërbimit të sigurimit, Covassi kishte qenë pjesë e operacionit “Memphis”. Ky operacion kishte urdhrin nga shërbimi sekret për të “matur pulsin e CIG” dhe për të përcjellë informacione lidhur me fundamentalizmin islamik. Për këtë shërbim ai qe paguar 2200 franga.
Në vitin 2009 Covassi qe dënuar tetë muaj me kusht për përfshirjen e tij në tregtinë me anabolikë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) shkurtoi 83 vende pune në përpunimin e azilit në fillim të... -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën











