E-Diaspora
Gjendet shëndosh e mirë vajza që ishte shpallur e zhdukur
Edhe pasi që shoqet e saj kishin zbritur të gjitha, ajo e kishte vazhduar rrugën për një stacion më të largët. Kjo gjë i kishte rënë në sy shoferit të autobusit i cili pastaj kishte alarmuar policinë
Të enjten, mediet gjermane dhe pas tyre edhe ato në gjuhen shqipe kishin publikuar lajmin për zhdukjen e një vajze 12 vjeçe refugjate nga Kosova. Lindita, siç quhet vajza, së bashku me prindërit ka ardhur nga Kosova para dy muajve dhe banonte në një kamp azilkërkuesish në Osttönnen në landin NRW.
Pasi që nuk ishte kthyer nga shkolla në kohën e zakonshme, familjarët e saj rreth orës 17.30 e kishin alarmuar policinë duke e trajtuar vajzën si të zhdukur. Policia me një mobilizim të madh, duke angazhuar edhe qentë nuhatës policorë ka nisur një aksion të gjerë të kërkimit.
Më vonë është konstatuar se Lindita kishte vazhduar rrugën me autobus për në qytet së bashku me shoqet e shkollës. Por, edhe pasi që shoqet e saj kishin zbritur të gjitha, ajo e kishte vazhduar rrugën për një stacion më të largët. Kjo gjë i kishte rënë në sy shoferit të autobusit i cili pastaj kishte alarmuar policinë.
Pasi që vajza nuk e njihte gjuhën dhe nuk mundte të komunikonte në gjuhën gjermane, atë fillimisht e kishin strehuar në një shtëpi për strehimin e vajzave në Neheim. Kur, pasditen e djeshme të vonë lajmi për zhdukjen e saj ishte bërë i njohur përmes medieve, vajza mundi të identifikohej, shkuan soesteranzeiger.de.
Policia e ka dërguar Linditën shëndosh e mirë mbrëmë rreth orës 0.30 te familja e saj në Ostönnen, e cila e ka pritur vajzën me një lehtësim të madh
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












