Shkurt.ch
Gjeneva, e gatshme për qendrën e azilkërkuesve problematikë
Drejtori i policive kantonale, Hans-Jürg Käser: Eshtë urgjentisht e nevojshme që t`i ndajmë azilkërkuesit problematikë prej të tjerëve
Pas votimit bindës të qytetarëve zviceranë në favor të rishikimit (ashpërsimit) të Ligjit mbi Azilin, tash bëhet e mundur strehimi i azilkërkuesve të dhunshëm në qendra speciale të strehimit. Kjo mundësi e hapur është shenjë pozitive për kryetarin e drejtorëve konferencës së drejtorëve policive kantonale, Hans-Jürg Käser .
“Jam shumë i kënaqur. Mendoj se kjo është një zgjidhje shumë e mirë që ofrohet në fushë të azilit. Është urgjentisht e nevojshme që t`i ndajmë azilkërkuesit problematikë prej të tjerëve. Kjo për faktin se ata ngarkojnë të tjerët dhe vështirësojnë bashkëjetesën”, ka thënë Käser për radion SRF.
Ndërkaq gjetja e vendeve për hapjen e qendrave të tilla speciale po tregohet e vështirë. Në këtë kuptim Käser e përshëndet gatishmërinë e kantonit të Gjenevës për të ofruar hapësirë për një qendër të tillë. Por Käser parapëlqen që qendrat e tilla të hapen në vende të izoluara në mënyrë që popullata të mos vijë në kontakt me azilkërkuesit problematikë.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel











