Lajme
Gjeneva mbyll të gjithë kantieret e ndërtimit për shkak të koronavirusit
"Shkelësit e këtij vendimi mund të gjobiten deri në 300,000 franga", ka thënë ministri në ekzekutivin e Gjenevës Serge Dal Busco
Që nga e premtja (pasnesër) do të pushojë puna në të gjitha kantieret e ndërtimit në kantonin e Gjenevës. Këtë vendim e ka marrë sot qeveria kantonale për shkak të përhapjes së koronavirusit, shkruan srf.ch
“Shkelësit e këtij vendimi mund të gjobiten deri në 300,000 franga”, ka thënë ministri në ekzekutivin e Gjenevës Serge Dal Busco në një konferencë për media, të mbajtur përmes internetit, tranmseton albinfo.ch. Përjashtimet mund të lejohen vetëm për arsye sigurie ose për një interes publik madhor.
Ndërsa aplikimet eventuale për të vazhduar punën, do të vlerësohen nga një organ trepalësh, i përbërë nga sindikatat, punëdhënësit dhe shteti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit Në një treg gjithnjë e më digjital, prania në rrjetet sociale nuk është më opsion, por... -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit
Jeta në Zvicër
-
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore Ekonomia zvicerane është ende e zhytur në pasiguri pas vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së për... -
Lajmet që karakterizuan Zvicrën javën e parafundit të shkurtit -
Për shkak të mashtrimeve me sigurime, bëhet e vështirë të lidhësh një kontratë të re -
Vinjetë falas për shoferët me aftësi të kufizuara në Austri -
Në temperaturën e ujit prej 5 gradësh, ujku noton nëpër liqenin e Lucernës












