Shkurt.ch
Gjeneva ua paguan familjeve të varfra materialet shkollore
Gjeneva në të ardhmen do të përkujdeset për familjet e varfra, duke ndarë mjete për një pjesë të materialit shkollor. Deri në 180 franga do të jenë në dispozicion në fillim të vitit shkollor për një nxënës
Qyteti i Gjenevës merr përsipër familjet me nevojë të një pjese të re të shpenzimeve të bëra në fillim të vitit shkollor. Do të jenë në dispozicion për një nxënës nga 130 deri 180 franga.
Është hera e parë që Gjeneva merr një iniciativë të tillë në Zvicër.
Të drejtë për këtë përkrahje financiare kanë familjet që jetojnë në qytet dhe që i kanë të subvencionuara premitë e sigurimit shëndetësor, bëhet e ditur në një artikull të gazetës “Matin DIMANCHE”.
“Kur fillon shkolla, buxheti i familjeve është i ngarkuar rëndë”, tha Esther Alderdie, përfaqësuesi i të Gjelbërve në ekzekutivin e qytetit.
Deri në fund të dhjetorit do të jenë në dispozicion për nxënësit e shkollës fillore nga 130 franga, ndërsa për prindërit e fëmijëve 12 deri 15-vjeç nga 180 franga.
Projekti do t’i kushtojë qytetit 400 deri në 500 mijë franga. Iniciatorët e këtij projekti shpresojnë edhe në projekte të tjera në Zvicër. Në Francë me vite funksionojnë projekte të ngjashme.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër











