Shkurt.ch
Gjeneva zbret nivelin e vigjilencës
Që nga 10 dhjetori kërcënimet specifike patën shtyrë Gjenevën të rrisë nivelin e saj të sigurisë, duke mobilizuar agjentët për 24 orë. Pas konsultimit me autoritetet federale, kantoni i Gjenevës tani ka vendosur të reduktojë nivelin e saj të vigjilencës.
Niveli i vigjilencës do të zbresë në Gjenevë. Kërcënimi terrorist është konsideruar tani i paqartë. Ai është konsideruar të jetë i saktë që nga 10 dhjetori dhe u bë shkak i hetimeve në vijim të sulmeve të Parisit.
Një vlerësim i ri i situatës në lidhje me kërcënimin terrorist është bërë. Pas përfundimit të festave të Krishtlindjeve ulja e vigjilencës arsyetohet, njoftoi të hënën Departamenti i Sigurisë dhe Ekonomisë (DSE). Vendimi është marrë me propozim të policisë kantonale, pas konsultimit me autoritetet federale.
Ngjarjet e fundit, objektivat e mundshëm të natyrës diplomatike, fetare ose tregtare, të cilat konsideroheshin të jenë në shënjestër të terroristëve, nuk janë më. Gjatë kësaj periudhe policia pati ruajtur vendet strategjike ditë e natë. Disa njësi ishin prezent edhe në tubime të rëndësishme të planifikuara, si festa e ashtuquajtur “Escalade”.
Megjithatë, edhe pse niveli i vigjilencës ka zbritur, kjo nuk do të thotë se jemi në mungesë të kërcënimit total, autoritetet do të vazhdojnë hetimet e tyre.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil














