Sport
Gjergjaj, më 17 dhjetor kthehet prapë në ring
Lajmi konfirmohet nga trajneri dhe menaxheri Angelo Gallina. “Kundërshtari ende nuk është bërë i ditur”, ka thënë ai
Arnold Gjergjaj ka gjetur forcë që prapë të ngjitet në ring. Boksieri shqiptaro – zviceran i kategorive të rënda, më 17 dhjetor, në “Kaserne”, Bazel do të provojë edhe një herë të tregojë profesionizmin e tij në boks, përkundër humbjes në dy raunde kundër David Haye në maj të vitit 2016.
Lajmi konfirmohet nga trajneri dhe menaxheri Angelo Gallina, shkruan basellandschaftszeitung, përcjell “albinfo.ch”.
“Kundërshtari ende nuk është bërë i ditur”, ka thënë trajneri Angelo Gallina. “Përkundër problemeve financiare ne kemi gjetur forcën dhe optimizmin për t’u ndeshur përsëri dhe kjo për të arritur majat e boksit botëror”, thekson ai.
Përveç humbjes kundrejt Haye, Gjergjaj nuk ka asnjë humbje tjetër. Ai ka madje 29 fitore, prej të cilave 21 me nokaut.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












