Lajme
Gjermanët e bëjnë me autobus shtëpinë e pleqve në Skenderaj
Skenderaj pranoi një autobus, donacion i komunës Sigmaringen, i cili do të përdoret për nevojat e Shtëpisë për përkujdesjen e të moshuarve
Për të dorëzuar këtë donacion nga Gjermania të enjten në Skenderaj qëndroi një delegacion i përzier gjerman, në të cilin bënin pjesë përfaqësues të KFOR-it, të kryesuar nga kolonel Holthusen, si dhe përfaqësues të bashkësisë së shoqatave “Round Table” nga komuna Sigmaringen, i kryesuar nga nënkryetari i kësaj shoqate, Martin Blattner, raportojnë mediat lokale në Kosovë.
Kolonel Holthusen, udhëheqës i të gjitha trupave gjermane të KFOR-it në Kosovë, ka treguar se e njeh mirë situatën në të gjitha pjesët e Kosovës, dhe i dinë nevojat e secilës komunë. Ai ka potencuar numrin e madh të të rinjve të papunësuar për të cilët ka thënë se duhet të bëhen përpjekje që ata të angazhohen në punë të dobishme për veten dhe komunitetin.
Ndërkaq, Martin Blattner, kryesues i delegacionit të qytetit Sigmaringen, shprehu kënaqësinë që me këtë donacion do të përfitojnë banorët e shtëpisë së këtushme për të moshuarit. Mysafirët nga Gjermania i falënderoi kryetari i Komunës Sami Lushtaku.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












