Lajme
Gjermanët, nuk duan emigrantë shqiptarë
Krahina e Hessenit në Gjermani, qendër bankare dhe e fuqive financiare, është deklaruar kundër azilkërkuesve nga Kosova e Shqipëria
Rreth 60 mijë shqiptarë nga Koova e Shqipëria kanë kërkuar azil në Gjermani gjatë këtij viti. Mirëpo përveç landit të Bavarisë është edhe një krahinë tjetër gjermane që është deklaruar kundër emigrantëve shqiptarë. Bëhet fjalë për Hessenin, qendër bankare dhe e fuqive financiare, që është deklaruar kundër azilkërkuesve.
Nga kjo krahinë kërkohet që procedurat për këta emigrantë të përshpejtohen dhe njerëzit sa më shpejt të kthehen në shtëpitë e tyre.
Këtë nëpërmes një deklarate e ka kërkuar ministri i Çështjeve Sociale të Hessenit, Stefan Gritner nga radhët e Unionit Kristian Demokrat të kancelares, Angela Merkel, e cila u gjend në kritikat e opozitës në këtë krahinë kryesisht nga radhët e liberalëve njoftojnë mediat gjermane.
Gritner theksoi se një numër i madh i azilkërkuesve nga Kosova dhe Shqipëria kanë rënduar situatën dhe se Hesen për shkak të pozicionit të tij gjeografik ka marrë një numër të madh të azilkërkuesve, citon KP.
Ndryshe, Gjermani gjithë viteve të fundit ka qenë vendi më i preferuar për azilkërkuesit nga Kosova e Shqipëria. Nga janari deri në prill, rreth 60 mijë emigrantë nga këto dy shtet kanë kërkuar azil në Gjermani.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena











