Lajme
Gjermania këmbëngulë: Kosovarët të riatdhesohen
Ministrja për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Rajonale e Bavarisë, Beate Merk tha se kosovarëve u është ndërprerë mbështetja financiare dhe pritet kthimi i tyre në atdhe
Qytetarët e Kosovës që janë ndalur në rajonin e Bavarisë do të kthehen më vendlindje pasi që Kosova është një vend i sigurt dhe se kosovarëve nuk iu takon e drejta për azil. Kështu është thënë pas një takimi që ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, ka zhvilluar me ministren për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Rajonale të Bavarisë, Beate Merk.
Sikurse në takimin e parë, që ministri Hyseni pati gjatë muajin shkurt të këtij viti me Merk, u theksua se në Gjermani nuk ka azil për kosovarët.
Gjithashtu, u konfirmua se azilkërkuesve kosovarë në Landin e Bavarisë i është bërë ndalimi i përkrahjes financiare për faktin se kërkesat për azil të kosovarëve do të procedohen brenda dy javësh.
Ministri Hyseni ritheksoi se liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës dhe punësimi sezonal i kosovarëve në Gjermani, do të mund të ndalte migrimin ilegal të qytetarëve. Hyseni dhe ministrja Merk, biseduan po ashtu për mundësinë e investimeve në Kosovë nga Republika e Bavarisë, në kuadër të përpjekjeve që qeveria Mustafa po bën për të tërhequr investitorët nga jashtë.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar










