E-Diaspora

Gjermani: Qeni ‘Lucky’ mundëson arrestimin e dilerëve nga Holanda

Është një lajm i keq për gjithë trafikuesit e drogës në magjistralen gjermane A3. Në vendin e quajtur Montabaur qeni Lucky kontrolloi disa vetura që vinin nga Holanda dhe arriti të gjejë më shumë se pesë kilogramë heroinë, kokainë, një pistoletë dhe municione, shkruan bild.de.

Rasti i parë: Është kapur një portugez 48 vjeçar. Lucky hipi në veturë dhe gjeti menjëherë drogën.

Rasti i dytë: Një veturë tjetër e ardhur nga Holanda, e vozitur nga dy shqiptarë, 20 dhe 25 vjeç, qeni policor arriti të gjejë pistoletë dhe dhjetë fishekë. Mes tjerash edhe 200 gram kokainë.